
Pas 2 vite e gjysmë si lojtar i FC Strugës, pogradecari Klisman Cake tashmë është lojtari më i ri i KF Shkëndijës së Tetovës. Këtë e kanë bërë të ditur klubi i FC Struga Trim Lum me një postim në rrjetin social facebook, ku kanë falenderuar lojtarin për kontributin e dhënë. Ky është postimi i plotë:
‼ Faleminderit Klisman Cake 🙌🙌🙌…..
➖ Klisman Cake edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e Shkëndijës. Djaloshi me origjinë nga Pogradeci erdhi si një fëmijë në klubin tonë, ndërsa u largua si një burrë, si një futbollistë shumë i pjekur.
➖ Ai me ekipin e Struga Trim Lum luajti për dy vite e gjysmë, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm.
➖ Me ngjyrat “kuqebardhë” ai zhvilloi gjithsej 65 ndeshje, duke regjistruar edhe 7 gola dhe 3 asistime, pavarësisht se në pjesën më të madhe të ndeshjeve luajti si qendërmbrojtës.
➖ Presidenca e Struga Trim Lum falënderon Klisman Cake që ishte pjesë e sukseseve më të mëdha të klubit tonë, duke i dëshiruar njëkohësisht suksese edhe me fanellën e Shkëndijës.
F.C. Struga ❤🤍