Policia e Shtetit mori në mbrojtje objektin e Partisë Demokratike. Ata i janë përgjigjur kërkesës së Lulzim Bashës për të ndërhyrë pas rritjes së vazhdueshme të tensioneve, duke kanë hedhur ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve për t’i shpërndarë ata.
Protestuesit demokratë janë larguar nga oborri i objektit ku ndodhet selia e PD-së, ndërkaq ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet ende në afërsi të saj.
Ndërkohë, disa nga protestuesit po shoqërohen edhe në Policinë e Shtetit.
Policia tashmë ka marrë në kontroll objektin e PD-së, ku brenda ndodhet Lulzim Basha dhe anëtarë të tjerë të kësaj partie.
Në protestën kundër Lulzim Bashës, janë lënduar disa persona, është përdorur gaz lotsjellës dhe mjete të forta për të hapur dyert e selisë.