
Besimtarët ortodoksë në vend sot e festojnë Lindjen e Krishtit – Krishlindjen. Në të gjitha tempujt e Kishës ortodokse maqedonase sot po mbahen liturgji të rastit. Shënimi qendror është në Kishën qendrore “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, ku arqipeshkvi i Ohrit dhe Maqedonisë z.z. Stefan do të shërbejë liturgji të Shën Vasilit të Madh.
Me rastin e Krishtlindjes, arqipeshkvi i Ohrit dhe Maqedonisë, z.z. Stefan së bashku me Sinodin e shenjtë arqipeshkvik të Kishës ortodokse maqedonase-Arqipeshkvinë e Ohrit, shërbyesve fetarë, priftërinjve dhe të gjithë besimtarëve, dërguan Mesazh Krishtlindjeje me të cilin u dëshirojnë paqe dhe mirëqenie nga Zoti, duke i uruar me përshëndetjen e madhe – Krishti u lind!