
Për të dytën ditë radhazi numri i rasteve të reja me Covid-19 është rritur në mënyrë drastike. Sot, nga 7 188 testime me Covid-19 kanë rezultuar pozitivë 1 375, dje kanë qenë 1 197, ndërsa incidenca e rasteve pozitive është rreth 20 %. Po ashtu janë regjistruar edhe 4 viktima, dje kanë qenë 15, ndërsa numri total i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 8 000. Instituti i Shëndetit Publik konfirmon edhe 217 persona të shëruar, ndërsa rastet aktive janë rritur në 6 818.