Konfiskohen 4.400 mjete piroteknike – arrestohet 47-vjeçari

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje, më datë 31.12.2021 ka kryer bastisje në shtëpinë e M.M.(47) nga Llabunishti i Strugës.

Kanë kapur dhe marrë 4.400 mjete piroteknike.

Ai është arrestuar dhe kundër tij do të shqiptohet kallëzim përkatës pas dokumentimit të rastit.