Ariz Saiti- Viti i Ri ?

Viti i Ri ?

Koha kalon pashmangësisht.
Po të jetosh me ritmin e hënës, në 1443, ose me ritmin e diellit, në vigjilje të vitit 2022, është i njëjti çast, e njëjta kohë, e njëjta epokë.

Të vlerësosh që një mënyrë e llogaritjes është “hallall” dhe tjetra “haram”, është të harrosh që koha është hyjnore, pa llogaritjen njerëzore. Janë besimtarët të krishterë që vendosën në fillimin e historisë së tyre, është poashtu hazreti Omeri që vendosi fillimin e kalendarit islamik. Disa prej nesh do humbin pafundësisht kohë se si duhet llogaritur në vend se të jetojnë e njohin kuptimin dhe esencën e kohës.

Çka i thotë viti i ri mendjes, trupit dhe zemrës së besimtarit/es. Vallë, i thotë që llogaritja është gabim? Ose që koha po ecë pashmangshmërisht dhe që jeta po shterret butësisht dhe ngadalshëm. I pavetëdijshëm – viti që po vjen – ti po e feston nën zhurmë dhe harresë; përderisa trupi dhe zemra jote, qetësisht mbajnë shenjat dhe kujtesën e vitit që la pas.

Kurdoherë: çdo orë, çdo ditë, çdo javë, çdo vit, po e njëjta kohë kalon; kurrë i njëjti realitet dhe kurrë i njëjti njeri që koha dhe jeta e kanë ndryshuar. Një ditë, ti do kthehesh te Ai që të krijoi, Ai i Cili do peshojë mënyrën se si është llogaritur koha sipas cikleve të hënës dhe diellit… Në muzg, do mbetet vetëm një pyetje: a e ke humbur kohën në harresë të plotë, apo ke jetuar duke kujtuar Atë dhe Jetën (botën tjetër) e re që po vjen?

I pavetëdijshëm e i humbur me llogaritjen e kohës, ndëgjo thirrjen e brendshme, rikujtimin e ngushtë të një kohe pa llogaritje, që kalon, ecë dhe ikën?

Vit të mbarë dhe të hareshëm për të gjithë.