Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit nga 5.489 teste të kryera, 373 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, dhe atë: Shkup-196, Kumanovë-6, Tetovë-3, Prilep-17, Manastir-36, Veles-9, Kavadar-18, Ohër -20, Shtip-6, Strumicë-11, Kërçovë-4, Koçanë-3, Strugë-1, Gjevgjeli-11, Negotinë-4, Kriva Pallankë-7, Resnjë-4, Radovish-2, Dellçevë-3, Vallandovë-4, Bogdancë-1, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-4 dhe Demir Kapi – 1 rast.
Ndërkohë instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar dhe 320 pacientë të shëruar nga Kovid-19 dhe 18 pacientë të cilët e kanë humbur betejën me koronavirusin.