Indonezia është tronditur nga një tërmet masiv me magnitudë 7.3 ballë që ka vënë në gatishmëri të lartë banorët e ishujve përreth.
Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 200 kilometrash, duke iu referuar EMSC.
Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare njoftoi se një tërmet me magnitudë 7.2 ballë goditi veriun e Timorit Lindor në orët e hershme të mëngjesit. Një paralajmërim për cunami nuk është lëshuar për ishujt përreth.
Ndikimi i tërmetit u ndje deri në 600 kilometra larg në Darvin, kryeqyteti i Territorit Verior të Australisë.
Rreth 1,700 banorë kanë raportuar se kanë ndjerë dridhje herët të enjten. Faqja e internetit Volcano Discovery tha, bazuar në të dhënat paraprake sizmike, tërmeti ka të ngjarë të jetë ndjerë nga “shumë” njerëz në zonën e epiqendrës.
Indonezia ka një histori tërmetesh shkatërruese, me më shumë se 4,000 njerëz të vrarë gjatë tërmetit Sulawesi në vitin 2018.
Tërmeti masiv me magnitudë 7.5 u lokalizua 70 km nga kryeqyteti provincial Palu dhe u ndje deri në Samarinda në Kalimantan Lindor dhe gjithashtu në Tawau, Malajzi.