
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit nga 4.558 teste të kryera, 396 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, dhe atë: Shkup-196, Kumanovë-13, Tetovë-4, Prilep-23, Manastir-31, Veles-8, KLavadar-14, Ohër -16, Shtip-7, Strumicë-10, Kërçovë-4, Koçanë-7, Strugë-4, Gjevgjeli-17, Negotinë-5, Sveti Nikollë-2, Kriva Pallankë-2, Resnjë-9, Radovish-2, Berovë-6, Dellçevë-1, Dibër-1, Vallandovë-6, Bogdancë-3, Makedonski Brod-3, Krushëvë-2.
Ndërkohë instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar dhe 207 pacientë të shëruar nga Kovid-19 dhe 18 pacientë të cilët e kanë humbur betejën me koronavirusin.