
Me datë 28.12.2021 në teritorin e Njësisë për Punë të Brendshme Strugë është realizuar kampanjë edukative për trafikun “Udhëtim i sigurt në dimër”. Në këtë mënyrë, oficerë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Strugë, shoferëve dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion u shpërndanë material edukativ me këshilla praktike për respektimin e rregullave dhe zbatimin e ligjit për komunikacion, mbajtjen e obligueshme të pajisjeve dimërore, respektimin e rekomandimeve për mbrojtje nga COVID-19 dhe u kanë uruar festat e fundvitit. Sektori për Punë të Brendshme Ohër Zëdhënëse e SPB -Ohër Merlina Islami