
Tragjedia ndodhi në Novi Pazar, rrugës për në Mal të Zi

Një aksident tragjik u morri jetën katër të rinjve boshnjakë në Novi Pazar.
Amel Ibrahimoviç, 21 vjeç. Mithat Hamidoviç, 24 vjeç, Amar Ujkanoviç, 22 vjeç dhe Senad Djerlek, 22 vjeç, u shuan në rrugë Novi Pazar – Ribariq, afër Lukarit, me drejtim Malin e Zi.
Ata po udhëtonin me një Golf, ku u përplasën me të njëjtën lloj makine ballëpërballë.
Aksidenti përkoi me vizitën aty të presidentit Vuçiç, i cili nuk ngurroi të shpreh ngushëllime.
“Një aksident i tmerrshëm, katër të rinj humbën jetën. Më dhembi zemra kur më thanë”, tha Vuçiç.

Novi Pazari, apo ndryshe Sanxhaku, është një zonë në Serbi e banuar nga boshnjakë dhe shqiptarë. Por më së shumti boshjakë.