
Atdhe, imi je
Një yll nate ra mbi liqe
Ndriti hëna për mbi dhe
Tek qyteti i timit atdhe
Unë e ngrita për mbi re…
Unë të ngjita atje ku s´je
Unë të shava që jetim na le
Të bashkova si dikurë kur qe
Të shtrova në poezi atë që ske…
Të rrita se, i vogël mbete
Si një fjalë që ka kuptim jete
S´pata armë, s´pata të tjera mjete
Kudo në zemër të mbajta me vete…
Poeti Strugan ( I.A)
Suedi/Dhjetor 2021
