Tek ty edhe vdekja është përjetim

Tek ty edhe vdekja është përjetim

Atje janë rrënjët që s´vdesin kurrë
Ngritur si kala me baltë e me gurë
Ndjenja për ty djeg mallin si furrë
Ushqyer me lotë e fortë si një urë…

Kur shpirti plagoset aty gjen shërim
Çdo pikë loti e rënë syri yt e përpin
Dhimbjen e shpirtit aroma jote i fshin
Lindja edhe vdekja aty është përjetim…

Kur qajmë edhe kur qeshim për ty mendojmë
Për ty punojmë, për ty vdesim, për ty jetojmë
Për ty hedhim valle, për ty këngët i këndojmë
Pa të pare si zonja e parë nuk duam të rrojmë…


Poeti Strugan (I.A)
26/Dhjetor/2021