Një nxënës i vitit të dytë në gjimnazin Ibrahim Temo në Strugë ka përfunduar në spital pasditen e sotme pasi një profesor e ka goditur me mjet të fortë (boks hekuri). Siç thonë për Alsat mësues të tjerë të shkollës, ngjarja ka ndodhur pas orës 13, gjegjësisht para fillimit të turnit të dytë.
Menjëherë është thirrur policia, pas së cilës profesori i dyshuar është ndaluar. Nxënësi i cili vjen nga Veleshta, me lëndime të rënda është transferuar në repartin kirurgjik të spitalit të përgjithshëm në Strugë. Nga spitali njoftojnë për Alsat se ai është pranuar me lëndime dhe gjakderdhje në anën e majtë të kokës dhe aktualisht është në vetëdije.