Nuk ka masa restriktive shtesë për festat e fundvitit

Nuk planifikohen masa kufizuese për festa, ndërsa një pjesë e qendrave për kovid dhe gjithë klinika interne po kthehen në normale, theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Sipas tij masat kufizuese të tanishme në prag të festave të fundvitit janë të mjaftueshme duke e marrë parasysh atë që, tubime të tilla në vende publike ka gjithkund. Praktikisht, thotë ai, kulminacioni do të arrihet gjatë festave të fundvitit dhe pas asaj do të qetësohet.

Në lidhje me të vaksinuarit, ministri konsideron se përqindja është e lartë, por edhe se interesimi ka rënë. “Mendoj se përfshirja e cila sipas regjistrimit të ri ishte diku ndërmjet 50, madje edhe 55 për qind nëse përjashtohen fëmijët, megjithatë është i lartë, një përqindje mjaft e lartë. Më vjen keq që ka rënë interesimi dhe nuk do të arrijmë për një kohë të shkurtër 70 ose 80 për qind përfshirje. Ashtu që, në atë kuptim duke e marrë parasysh atë që spitalet me të vërtetë janë zbrazur, një pjesë e qendrave për kovid tashmë po mbyllen. Në fillim të javës së ardhshme gjithë klinika interne do të kthehet në punë normale. Do të thotë Reparti për Neurologji dhe Dermatologji kthehet në punë normale, të gjitha kapacitetet për kovid do të vendosen në Klinikën Infektive. Mendojmë se situata është e qetë, potencon Filipçe.

Gjatll 24 orëve të kaluara janë regjistruar 320 raste të reja me KOVID-19 nga 3366 testime ose 9.5 për qind, që është brenda përqindjes mesatare të pozitivitetit nga një javë më parë. Janë raportuar tetë persona të vdekur dhe shtatë të tjerë përmes sistemit “Terminiim”, për periudhën 14-19 dhjetor 2021. Gjithashtu janë regjistruar 214 pacientë të shëruar.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.558.639 testime ndaj Kovid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 222.064, numri i të shëruarve është 208.938, numri i të vdekurve është 7.853, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.273.

Sipas analizave epidemiologjike, aktualisht në Shkup janë 2571 raste aktive, më pas Manastiri me 384, Prilepi 377, Kavadari 244, Ohri 225, Velesi 168, Kumanova 127 dhe Strumica 124. Në qytetet tjera janë më pak se 100 raste aktive, dhe në Demir Kapi nuk ka asnjë.

Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik të publikuar dje, numri i të infektuarve të rinj me KOVID-19 është ulur për 8 për qind javën e kaluar krahasuar me atë të mëparshme. Nga 13 deri më 19 dhjetor 1922 njerëz u sëmurën. Përqindja e pozitivitetit varion nga 6.9 në 12.4, dhe mesatarisht 9.6. Më të infektuar të rinj janë në Shkup.

Javën e kaluar (13-19 dhjetor) u regjistruan 36 riinfektime me koronavirus dhe që nga fillimi i epidemisë janë raportuar gjithsej 1013 infeksione të përsëritura, pra 0,46 për qind nga 221411 të infektuar gjithsej deri më 19 dhjetor.

Janë hospitalizuar 347, që është 18.7 për qind më pak se një javë më parë. Prej tyre, 243 janë me mbështetje oksigjeni dhe 12 me ventilim mekanik.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se “po përgatitet edhe një valë e re”, duke e përshkruar përhapjen dramatike të variantit omikron në Evropë, lajmëroi DPA.

“Pasi u identifikua para më pak se katër javëve, varianti i koronavirusit u zbulua në të paktën 38 nga 53 vende-anëtare në rajonin evropian të OBSH-së”, deklaroi drejtori rajonal i KB-së Hans Kluge në Vjenë.

Shumë çështje për omikronin mbesim pa përgjigje, theksoi Kluge, por tashmë dihet se varianti u bë lloj dominues në disa vende, përfshirë edhe Danimarkën, Portugalinë dhe Britaninë, “ku të infektuarit me të janë dyfishuar për një ditë e gjysmë deri në tre ditë me një shpejtësi të paparë të transmetimit”

Izraeli planifiko dozë të katërt të vaksinës kundër koronavirusit për grupe të caktuara të popullatës.
Një panel ekspertësh shëndetësorë ka rekomanduar një dozë të katërt të vaksinës për njerëzit mbi 60 vjeç, grupet në rrezik dhe stafin mjekësor. Kjo do ta bëjë Izraelin vendin e parë në botë që do të japë një dozë të katërt për një pjesë të popullsisë.

Parashikohet doza e katërt duhet të jepet të paktën katër muaj pas dozës së tretë.

Kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blazio, ka njoftuar se banorët që do ta marrin dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit deri në fund të vitit do të marrin 100 dollarë nga drejtoria e qytetit.

“Ky do të jetë programi më i madh stimulues në SHBA dhe dua të shoh se si do të reagojnë njerëzit e Nju Jork-ut. Ndihmoni që ta bëjmë gjithë qytetin të jetë më i sigurt,” tha De Blazio.

Vaksina turke kundër Kovid-19, Turkovak, është miratuar nga autoritetet turke për përdorim urgjent dhe do të fillojë të përdoret fundjavën e ardhshme, tha dje ministri i Shëndetësisë Fahretin Koxha.

Turqia filloi zhvillimin e vaksinës Turkovak këtë vit, por lëshimi i saj në përdorim është shtyer disa herë. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se Turqia do ta bëjë të disponueshme vaksinën në nivel botëror.