Kuvendi i Maqedonisë së Veriut kia konstatuar dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev.
Qeveria do të mbetet në detyrë deri në formimin e Qeverisë së re, raporton SHENJA.
Pas dorëheqjes së Zaev, presidenti duhet t’i caktojë mandat mandatarit të ri dhe në afat prej 10 ditëve duhet t’i dorëzojë mandatin mandatarit, përkatësisht partive politike në kuvend. Mandatari në afat prej 20 ditëve duhet t’i dorëzojë programin qeveritar dhe përbërjen e re qeveritare.