Zaevi dorëzon dorëheqjen në Kuvend

Kryeministri Zoran Zaev para pak minutash ka dërguar me shkrim dorëheqjen e tij para Kuvendit, shkruan Alsat. Me anë të një letre, ai i drejtohet kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, ku i kërkon shkarkimin e tij nga funksioni i kryeministrit të vendit. Ai e justifikon dorëheqjen e tij si rrjedhojë e rezultateve të dobëta që arriti të marrë në zgjedhjet e fundit vendore. Zaevi, përmes kësaj letre citon edhe kryeministrin e ri që do të vijë nga radhët e LSDM-së.

Pas dorëheqjes së kryeministrit, dorëhiqet e gjithë Qeveria. Kuvendi konstaton dorëheqjen e organit ekzekutiv dhe njofton presidentin për hapat e mëtejmë. Nga e enjtja vijon afati 10 ditorë për ndarjen e mandatit. Mandatar për shumicë të re do të jetë kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. Pas besimit të mandatit vijon afati 20-ditor për propozimin e programit dhe kabinetit qeveritar në Kuvend. Zgjedhja e Qeverisë së re LSDM-BDI-Alternativa pritet të votohet ne mesin e muajit janar.