Punimet artizanale prej druri kanë mbushur sheshin Manger. Por të gjitha këto produkte zor se do t’u shiten në qytetin e shenjtë të Betlehemit i cili para kremtes së Krishtlindjeve është i boshatisur.
Edhe pse pa vizitorë, në qytetin biblik po bëhen përgatitjet e fundit për natën festive më të rëndësishme në botë.
Në vitet para pandemisë, Betlehemi pret mijëra turistë dhe pelegrinë tw huaj që vizitonin vendet e shenjta të qytetit, përfshirë Kishën e Lindjes së Krishtit, e ndërtuar pikërisht në vendin ku shumë besojnë se Jezusi lindi.
Prandaj zbatimi i kufizimeve të reja nga Izraeli për ndalimin e turistëve ishte goditje e rëndë për hotelet dhe bizneset e këtij qyteti. Megjithatë kryetari i Betlehemit, Tony Salman, pret ardhjen e palestinezëve nga Bregu Perëndimor dhe Izraeli për të kompensuar disa nga humbjet e qytetit.
Por kremte e tubime nuk do që të ketë kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ai të martën u bëri thirrje të gjithë njerëzve të anulojnë organizimet e fundvitit pasi kjo, sipas tij, do të shpëtojë jetë.