Është në rënie numri i të infektuarve me KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut.
Në shtatë ditët e fundit janë regjistruar 2090 raste të reja pozitive, që është 8,1% më pak se javën e kaluar. Shumica e të sapoinfektuarve janë nga Shkupi, ndërsa incidenca më e lartë javore është regjistruar në Kavadar.
Rënie ka në bilancin e zi të vdekjeve, ku në javën e kaluar janë regjistruar 66 vdekje, që është 2.9% më pak se javën e kaluar.
Në 14 ditët e fundit është e dukshme rënia e incidencës në 27 qytete të vendit. Incidenca më e lartë është regjistruar në Kavadar, Shkup dhe Negotinë, ndërsa më e ulët në Makedonski Brod.