KRITIKË NË VEND TË CENSURËS!
Në fillim të muajit shtator e shfrytëzova lirinë e shprehjes së mendimit të lirë duke thënë disa fjalë afirmative në fb për tre persona që kryejnë funksione publike! Dy prej tyre kanë pozita të larta! Pas, kësaj u ballafaqova me një “breshër” kritikash verbale(me fjalë dhe me shkrim) , me justifikimin pse “i lavdëroj personat , të cilët meritojnë sharje”. Kuptova se në shoqërinë tonë liberale edhepse ekziston liria e fjalës së lirë, të censurojnë shokët, miqët, qytetarët. Nëse për mua uji është i nxehtë, për “mikun” tim është i ftohët, duhet të them se uji është i ftohët që me “mikun” mos të kem mospajtime verbale.Burimi i pakënaqësive idividuale bazën e kanë në fenomenin e kureshtjes provinciale se shumë kohë njerëzit harxhojnë për atë se çka bëjnë të tjerët, çka flasin,si mendojnë, çfarë pune bëjnë komshit (fqinjët e tyre) , në vend që të merren me vetëveten duke e kërkuar gëzimin dhe freskinë në zemrën e tyre! Njeriu asnjëherë nuk do të jetojë në rehati,derisa pritjet e tij janë orientuar në atë se si mendojnë të tjerët! Si mendon një person i caktuar është e drejta e tij, por si ky person i caktuar nuk munden të mendojnë as fëmijët e tij, as vëllezërit, aq më pak të tjerët! Kam ndjenjë se për ne, vlen parimi bipolar: “Për,të vdekurin sa më mirë”të flitet, kurse “Për të gjallin sa më keq”. Po, të më kishte pyetur dikush: “Çka është respekti” do ti përgjigjesha: “ Respekti është drita e jetës, drita e zemrës, asnjëher mos ofendo, mos kritiko, mos shaj”. Kush nuk i përdor sharjet dhe ofendimet e ka gjetur dritën e jetës, e dinë çka është REPSEKTI! -Prof.Muhamet Borova