Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE), miratoi vendimin, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 3,02 % në raport me vendimin e datës 6.12.2021.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 2,00 denarë/litër, ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) rritet për 1,50 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,526 denarë/kilogram dhe tani do të jetë 40,053 denarë/kg.
Nga data 14.12.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 73,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 75,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS(D-E V) – 64,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 64,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 40,053 (denarë/kilogram).
Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë rritje edhe atë: te benzina për 5,848 %, te nafta për 4,015 %, te vaji ekstra i lehtë për 5,285 % dhe te mazuti për 4,763%.
Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i lartë për 0,31%.
Nga KRRE theksojnë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 14.12.2021. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.