Të paktën një pacient me coronavirus i infektuar me variantin Omicron tani ka vdekur, ka konfirmuar kryeministri Boris Johnson.
Një lajm i tillë vjen pasi lloji i ri po përhapet me shpejtësi në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar – pavarësisht kufizimeve të reja që përpiqen të zvogëlojnë ndikimin e tij, përcjell Telegrafi.
Shkencëtarët kishin sugjeruar që Omicron mund të ishte një version më i butë i Covid-19 – por lajmet do të rrisin ankthin se varianti më infektiv mund të shkaktojë gjithashtu sëmundje serioze dhe vdekje të mëtejshme.
Më herët gjatë ditës së sotme u konfirmua se në Britani të Madhe, të paktën 10 persona ndodhen në spital, të prekur nga Omicron.
Duke folur gjatë një vizite në një klinikë vaksinimi pranë Paddington në perëndim të Londrës, Kryeministri tha: “Mjerisht, po, Omicron po bën shtrime në spital dhe fatkeqësisht të paktën një pacient është konfirmuar se ka vdekur”.
Ndërkohë “statusi i vaksinimit” të personit të vdekur nuk dihet ende.