
Briken Calja është shpallur kampion bote në stilin e shkëputjes në kampionatin e peshëngritjes. Shqiptari ka arritur të ngrejë 156 kg në provën finale dhe ka fituar nga rivalit të tij tajlandez. Në fillim Calja e nisi garën me 152 kg dhe e ngriti pa asnjë problem njëjtë si me peshën 154 kg. Prova finale ajo me 156kg i dha fitoren dhe titullin kampion bote në stilin që po konkuronte.
Ndërkohë peshëngritësi Eerkand Qerimaj e ka nisur konkurrimin me 150 kg dhe e ka kaluar me sukses këtë provë. Por në garën tjetër kur ai tentoi 153 kg nuk e ngriti dot në përpjekjen e dytë. Në provën e tretë ai ia doli mbanë me peshën 153 kg.
