Zëvendës-ndihmësi i sekretarit shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriell Eskobar ka filluar takimet në kuadër të vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut.
I shoqëruar nga ambasadorja, Kejt Meri Bërns, Eskobar realizoi takim me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski, njoftojnë nga Vila Vodno.
Pendarovski në takim ka vlerësuar se ShBA-të dhe Maqedonia e Veriut “në vazhdimësi përkëdhelin dialog politik produktiv” dhe ka shprehur besimin se “marrëdhëniet bilaterale do të vazhdojnë të zhvillohen me dinamikë më të përforcuar”.
Presidenti shtetit gjithashtu ka falënderuar Eskobarin për përkushtimin që sa më parë vendi ynë të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian.
“Sa u takon aspiratave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, presidenti Pendarovski riafirmoi pritshmëritë për fillim të negociatave qasëse për anëtarësim, duke potencuar se zhbllokimi i procesit integrues pozitivisht do të shpërfaqet në stabilitetin e përgjithshëm dhe zhvillimin e rajonit. Në këtë kontekst, presidenti Pendarovski i është falënderuar për mbështetjen e administratës amerikane dhe personalisht zëvendës-ndihmësit të sekretarit shtetëror Eskobar, në raport me nevojën e përparimit të shteteve të rajonit drejt BE-së”, qëndron në kumtesën nga Vila Vodno, transmeton TV21.
Ndërkaq Eskobar do të realizojë takime edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.