
Për 24 orë në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 2.440 , kurse pozitivë kanë rezultuar 333, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Janë shëruar 376 pacientë ndërkaq betejën me virusin e kanë humbur 16 persona.
Viktima më e re në moshë është një person 33 vjeç nga Manastiri.
Në mënyrë shtesë në Regjistrin për persona të vdekur nga Kovid-19 është regjistruar edhe një viktimë që ka ndërruar jetë më 30 nëntor 2021.