PARADOKSALE 8! -Prof.Muhamet Borova

PARADOKSALE 8!

Sa e mbarova romanin fantastik “Fundi i fëmijërisë” nga Artur Klark, dhe pas kësaj imagjinova një skenë virtuale: çka do të ndodhë nëse përhapet lajmi se sot është dita e fundit e botës dhe bota gjindet para shkatërimit total! Si do të silleshin njerëzit? Para secilit do të ketë shumë dilema! Janë në pyetje vetëm 24 orë, për ta bër selektimin e aktiviteteve dhe të mendimeve:
1.A do të kuptojë njeriu, se jeta qënka një “udhëtim ” i shkurtër, pa biletë për kthim!
2 A do të kuptojë se paratë dhe pushteti, pas të cilave është çmendur, për një çast bëhen irelevante?
3.Nëse posedon shumë para, sa do të jetë vlera reale e tyre në orët e fundit të jetesës!
4.Shumë dëshira i kanë mbetur të paplotësuara,a do të mundet ti plotësojë,sipas prioritetit të tyre,
5.A do të brengoset më shumë për veten,për pasurinë ose për familjen?
6.A do të pendohet për jetën e shpenzuar për gjërat materiale,kur ka mundur të bëj shumë gjëra më humane,
7.Dhe në fund a do të kuptojë se nga një fatkeqësi,mundet të mësojë më shumë se sa prej 1000 librave të lexuara,- se lakmia ja merrë mendjen, kurse fatëkeqësia ja këthen …etj - Nuk ka shoqëri pa njerëz, nuk ka njerëz pa lakmi, nuk ka njerëz pa brenga! Shumë ditë të lumtura duken sikur zgjasin pak, një çast i dhimbjes duket sikur zgjat gjithë jetën! Jeta është fenomen “abstrakt” që vështirë mund të përshkruhet,prandaj shpesh përdoret maksima (parimi) se “jeta është e vështirë!.

Te bota materiale njeriu e kërkon prosperitetin, por,në çastet e fundit të jetës, atë prosperitet e sheh si burim të iluzioneve! Në rrugën e lodhshme të jetës njeriu e kupton sa paradoksale është raporti midis realitetit dhe ëndrës, midis mendimeve dhe aksioneve, kupton se ëndra për pasuri është “hajduti” i lumturisë dhe qetësisë shpirtërore!