
Në seancën e sotme të Qeverisë duhet të vendoset për masën e re të propozuar, që ka të bëj me stimulimin financiar të mjekëve amë, në rast se numri I pacientëve të tyre të vaksinuar kalon 70 për qind.
“Kemi hulumtuar këto 2-3 ditë dhe do të propozojmë deri tek Qeveria një masë të re, ajo ka të bëj me stimulimin e mjekëve amë. Gjegjësisht mjekët amë të stimulohen financiarisht kur të kalojnë mbi 70 për qind të vaksinimit nga numri i përgjithshëm i pacientëve të tyre, të shpërblehen me nga 30 denarë për pacient”, deklaroi kohë më parë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.