
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 1245 teste të kryera 118 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, dhe atë: Shkup-93, Kumanovë-1, Prilep-2, Manastir-5, Veles-1, Kavadar-11, Strugë-2, Kriva Pallankë-1, Kratovë-1 dhe Bogdanci-1 rast.
Ndërkohë, nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), bëjnë të ditur se janë regjistruar 395 persona të shëruar, ndërsa 22 persona kanë humbur betejën me Covid-19.