
Përfaqësuesit e ministrive të Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë kanë nënshkruar sot në Elbasan në mbledhjen e përbashkët marrëveshjet bilaterale.
Fillimisht u nënshkrua marrëveshja për zbatimin e lehtësirave doganore nga kryeministri Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Më pas u nënshkruar marrëveshja për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e leje qëndrimit të përkohshëm, ndërsa u nënshkrua nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ai i Shqipërisë, Blendi Çuçi.
Po ashtu nënshkrimi i marrëveshjes për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit ndërmjet dy qeverive u nënshkrua nga Sveçla dhe Çuçi.
Më pas, po ndërmjet dy ministrave u nënshkrua marrëveshja për hapjen e pikës së përbashkët të të kalimit kufitar Shishtavecit Kukës, Krushevë-Dragash.