
Ish-deputeti i Strugës, Stojçe Kovaçevski ka ndërruar jetë mbrëmë, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e ka njoftuar Radmila Shekerinska, informon Struga Ekspres
“Iku përgjithmonë shoku ynë, shoku ynë socialdemokrat, doktor i mjekësisë interne dhe ish-deputeti Stojçe Kovaçevski nga Struga. Kujtimi i këtij njeriu të mrekullueshëm do të mbetet me ne përgjithmonë. Ndershmëria, parimi, drejtësia dhe përkushtimi e bënë një person të veçantë në politikë. Ngushëllime familjes!”, ka shkruar Shekerinska në Facebook.
ZhurnalMK
