Vdekja,a vjen pa paralajmërim apo ka disa shenja!
-Vdekja është një fenomen i pashmangshëm në jetën tonë. Është tundimi më i madh që mund të na godasë, jo vetëm njeriun, por edhe kafshën. Të gjithë e dimë, jemi thellësisht të bindur se do të vdesim, por përsëri nuk mendojmë për vdekjen dhe nuk përgatitemi për të. A është nga harresa, neglizhenca, frika… apo diç tjetër?!
-Vdekja është tundimi më i madh që mund ta godasë njeriun. Ata që nuk janë “marrë” me këtë fenomen, ende nuk e dinë se çfarë dhimbje dhe pikëllimi mund të shkaktojë, sidomos kur vdekja tek një person “papritur “.
-Transmeton Enes ibn Malik, se Muhammedi a.s.ka thënë: “Vdekja e papritur është një nga shenjat e Ditës së Gjykimit”.
-Muhammedi a.s.,poashtu ka thënë: “Përkujtoni vdekjen, se ajo do t’i ndërpresë kënaqësitë e kësaj bote.”
-Umeri r.a., halifi i dytë i drejtë,pa një ëndërr, se një gjel e goditi atë tre herë me sqepin e tij në zonën e veshkave. Kështu ai shkoi te Esma bint Umjes për të interpretuar ëndrrën e tij dhe ajo e paralajmëroi se një i huaj do ta godiste me thikë në atë zonë të trupit.
-Një rast po aq interesant ka ndodhur me Ibn Sirin.
-Njëherë ai ishte duke marrë abdest ,një grua erdhi tek ai dhe e pyeti: “A je Muhamed ibn Sirin?” Pasi ai u përgjigj pozitivisht, ajo i tha: “Të pashë në ëndërr, duke qëndruar në breg të detit, duke e mbajtur Diellin në dorë dhe pastaj duke e hedhur, e bëre katër herë”. Kur e dëgjoi këtë, tha: “Pasha Allahun, ora e vdekjes është afër”. Kështu ai vdiq pas katër ditësh.
-Që të mbrohemi nga vdekja e papritur ka thënë Muhammedi a.s.
- “Sadakaja e fshehtë e zbut zemërimin e Allahut xh.sh., mbajtja e lidhjeve farefisnore e zgjat jetën , të bësh vepra të mira do të jeni të mbrojtur nga vdekja e papritur.”