
Hora e ngrysur
Akropoli lart,
lart e më lart mujsharët.
Agora, pa njerëz, në mes,
nga mesi e poshtë të përvëluarit.
Nekropoli poshtë,
poshtë e më poshtë të nënshtruarit.
Hip se të vrava,
zbrit se të vrava!
Gdhifshi shëndoshë,
në horën e ngrysur!
© Xhemi Hajredini
Strugë, 18 nëntor 2021