Interesimi i ulët për vaksinim, shumë vaksina në prag të skadimit

Vazhdon interesimi i ulët i qytetarëve për dozë e parë të vaksinës anti covid. Se nuk ka interesim për imunizim shihet edhe në pikat e vaksinimit në gjithë vendin. Në Poliklinikën e “Gjorçe Petrovit” në Shkup, numërohen në gishta qytetarët që presim radhën. Të rinjtë të pa bindur për të marr dozën e parë, të cilët do të rrisnin imunitetin kolektiv, ndërsa shumica e të moshuarve presin për dozën e III.

“Sot u dhanë 120 vaksina, prej të cilave 20 doza parë, 30 rivaksinim dhe 70 të tjera doza e tretë. Sigurisht u konsumua masa kritike e të interesuarve, ka numër të madh të qytetarëve që e kanë kaluar infeksionin me virusin korona dhe kanë arritur imunitet”, tha Aleksandar Ristovski, Doktor.

Qytetarët e anketuar thonë se është mirë të gjithë të vaksinohen, me qëllim të parandalimit të përhapjes më të madhe të virusit.

“Isha në spitalin kovid pastaj u rehabilitova, para dy jave mora dozën e parë dhe tani erdha për të dytën. Mos të mendohen, e kanë patjetër të marrin nëse duan të jenë shëndosh e gjallë.”

“Kam më shumë arsye, jam personel mjekësor, kjo është mënyra më e sigurt. Me viruset nuk ka lojë. Ka nga gjeneratat e ndryshme, dikush prej tyre është skeptik, por tjetër nuk di se çfarë të ju them.”

Interesimi i ulët për vaksinim ka bërë që disa doza të pa përdorura të vaksinës të gjenden në prag të skadencës. Rreth 25 mijë doza të prodhuesit britanik Astra&Zeneca do tu del afati brenda dy javëve. Megjithatë nga Ministria e Shëndetësisë thonë se ne vend ka vaksina të mjaftueshme. Çdo javë mbërrijmë rreth 30,000 vaksina Pfizer.

“Për momentin posedojmë 252,680 doza vaksinash nga prodhuesi Pfizer&BioNtech, të cilat kanë afat deri në muajt Janar/Shkurt 2022. Rreth 25,000 vaksinat nga Astra&Zeneca kanë afat deri në nëntor, ndërsa 5,000 vaksinat nga Sinovak kanë afat përdorimi deri në vitin 2023”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga e hëna hyri në fuqi masa kundër të pa vaksinuarve. Certifikata e imunizimit me dy doza duhet të tregohet njësoj si në pikat kufitare ashtu edhe gjatë hyrjes në çdo objekt të mbyllur. Por, sipas Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësore vullneti për të zbatuar këtë masë është shumë i ulët. Nga Imunologët bëjnë thirrje të vazhdueshme që për të stimuluar 2/3 e popullsisë së pa bindur për vaksinim të shtrëngojnë masat e ti shtojnë gjobat, gjë e cila është e panevojshme sipas Komisionit për sëmundje infektive. Në disa shtete nxitjen për vaksinim anti kovid e bëjnë në forma të ndryshme motivuese. Në Ukrainë nga dhjetori shteti do ti jep 1.000 hrivnia apo rreth 32 euro secilit qytetarë që do të vaksinohet.