Pas përfundimit të procesit zgjedhor, Ministria e Ekonomisë ka filluar me pagesën e mbështetjes financiare për masën e vauçerit për shfrytëzimin e mjeteve për pushime të organizuara të punëtorëve me të ardhura të ulëta. Deri më tani janë paguar 23 milionë denarë për 2000 vauçerë për turizëm vendor për punëtorë me të ardhura të ulëta për objektet e hotelerisë vendore. Sipas Programit për turizëm vendor për punëtorë me të ardhura të ulëta për vitin 2021, për këtë masë janë paraparë 38 milionë denarë për rreth 3.500 amvisëri. Sipas Thirrjes publike, certifikatë-vauçerë për shfrytëzimin e mjeteve për pushime të organizuara të punëtorëve me të ardhura të ulëta mund të marrin të gjithë qytetarët të cilët të ardhurat mujore në familje nuk e kalojnë shumën neto prej 30.000 denarë dhe të cilët kanë aplikuar në Thirrjen publike, e cila ishte shpallur më 8 qershor 2021 viti. Në bazë të afatit përfundimtarë, Ministria e Ekonomisë ka pranuar mbi 4000 aplikime. Vauçerët për turizëm mund të përdoren deri më datë 30 nëntor 2021, në objektet turistike vendore që kanë aplikuar në Thirrjen Publike të Ministrisë së Ekonomisë. Mbështetja e sektorit të turizmit është prioriteti ynë.