Ish-drejtori i TEC Manastir, Spiro Markovski për TV24 theksoi se kriza energjetike do të reflektohet në vend.
Sipas tij, rezervat me të cilat filloi sezoni i ngrohjes janë katastrofale, ndërsa edhe pse sezoni ka nisur, blloku i dytë në TEC Manastir është në riparim, kurse blloku i tretë do të riparohet më pas. “Problemi i mbrëmshëm teknik shpresoj se deri sonte do të sanohet. Por kur keni një bllok në rrjet, kjo është problematike, ndërsa qytetarët këtë do ta paguajnë”, tha Mavrovski. Ai shtoi se pas vitit të ri do të ketë rritje drastike të energjisë elektrikem ndërsa resurset e mundshme energjetike, siç thotë ai, janë mizore.