Filipçe: Numri i rasteve të reja me koronavirus rritet, por kjo valë nuk do të jetë e fuqishme

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp tha se për 28.5% është rritur numri i rasteve të reja në dy javët e fundit, ndërsa numri i personave të hospitalizuar është rritur për 15%.

“Kjo rritje mund të thuhet se është e pritshme nëse e krahasojmë me valët e kaluara, përqindja e personave të hospitalizuar është zvogëluar”, tha Filipçe.

Ai shtoi se momentalisht ka 518 pacientë të hospitalizuar që është 6.4% e rasteve aktive.

“Te popullata nën 18 vjet ka 1.068 raste aktive me coronavirus”, u shpreh Filipçe.