
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme ka konfirmuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve nga rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në katër komuna.
Në Komunën e Zhelinës, kandidati i Besës, Blerim Sejdiu, është kryetari i ri. Në Bërvenicë, Jovica Ilievski nga VMRO – DPMNE-ja, në Studeniçan, Azem Sadiki, i cili nga PDSH-ja iu bashkua Aleancës, dhe në Nagoriçan të Vjetër, kryetarja aktuale Zhaklina Jovanovska nga radhët e LSDM-së.
Në tri komuna mbetet e paqartë se kush do të jetë kryetar.
Raundi i dytë do të mbahet në Dibër të dielën, ndërsa për komunat Qendër Zhupë dhe Mavrovë e Rostushë Kuvendi ende nuk ka shpallur zgjedhje të reja, pasi më 17 tetor nuk kanë dalë mjaftueshëm votues.