
Tek kodra e dushkut
Tek krasta, tek kodra
Cuca, o çuna nxitoni
Te dushku, te shkoza
Saja e kaike zbarkoni…
Akullin e ftohtë ta zëm të ngrirë
Mbi kodër mëngjesin të shtrirë
Ejani, lëvizni lojën ta mbërrimë
Se po doli dielli akullin e shkrinë…
Natyrë nga zoti plotë mbresë e liri
Katundi gjallëri bushur me fëmijë
Jeta mbarë e plotë kuptim e mirësi
Edhe të varfër mbrëmjet ishin gosti…
Zëri jehonte grykës, ngjitej përmbi retë
Kujtimin e vjetër as thartira nuk e tretë
Edhe bukuri e luleve sotë syrin të vretë
Botë interneti zënë si peshku në rrjetë…
Poeti Strugan