“Pfizer” do të kërkojë miratim për pilulën kundër COVID-19

Kompania farmaceutike, Pfizer, ka thënë se pilula e saj antivirale për COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi, zvogëlon për gati 90 për qind mundësitë e shtrirjes në spital dhe vdekjes. Pfizer ka thënë më 5 nëntor se do t’i kërkojë Administratës amerikane për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) dhe rregullatorëve ndërkombëtarë që ta autorizojnë pilulën sa më shpejt që është e mundur.

Hulumtuesit në gjithë botën janë duke punuar për të krijuar një pilulë për ta trajtuar koronavirusin, në mënyrë që njerëzit të mos shkojnë nëpër spitale.

Nëse pilula është e qasshme, atëherë mund të merret në shtëpi për të lehtësuar simptomat dhe për të shpejtuar shërimin.

“Synimi ynë që është secili person të botë të jetë në gjendje ta ketë atë sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Bourla në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Reuters, përcjell rel.