Bashkimi Demokratik për Integrim ka dal fituese absolute në Zgjedhjet lokale duke fituar kështu 10 komuna përfshirë këtu Likovën, Çairin, Sarajin, Tearcën, Bogovinën, Haraçinën, Kërçovën, Pllasnicën, Strugën derisa Aleanca për shqiptarët ka fituar vetëm dy komuna edhe atë të Gostivarit dhe Vrapçishtit, ndërkohë që Lëvizja Besa ka fituar Tetovën dhe Zhelinën, PDSH ka fituar Studeniçanin derisa Alternativa ka mbetur si parti e vetme e cila nuk ka fituar asnjë komunë.
Me këtë rezultat del që Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar pjesën më të madhe të komunave shqiptare me kthesë të veçantë në Haraçinë duke e rikthyer kështu në duar përsëri këtë komunë dhe duke vazhduar të drejtojë edhe më tej shumë komuna të tjera shqiptare.
Këtë betejë politike në këto Zgjedhje lokale, BDI e ka bërë e vetme pa asnjë koalicion parazgjedhor e duke kërkuar verdiktin nga populli.
Sa i përket votave për këshillat komunal, Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 106 mijë vota, Aleanca për shqiptarët 49 mijë ndërsa Lëvizja Besa vetëm 25 mijë vota, gjë që me këtë vërtetohet edhe njëherë se BDI është partia fituese dhe më e madhe shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.