
Nga libri im i ardhëshëm:
( Për një jetë të re)
Unë mendova
Që ta jetojmë jetën kudo qoftë në botë
Si në parajsë, në djepin e këtij planeti
Ndërsa në botën tjetër,le të shkonim kotë.
Jeta nuk është gjë tjetër veçse një mundim
Shpërblimin duhet ta sjellë buzëqeshja
I shtrirë mbi krevat kur zgjohesh në agim.
Tërë vitet u mundova
T`i kap me grepin e gëzimit
Që buzëqeshja e çasteve
Mos i trëmbej hidhërimit
Shpesh përpjekja thyhej
Nga fantazma e përçarjes
Që në mes ngrihej si “Muri i Berlinit”
Dhe nuk thyhej as nga silueta e syve
As nga valët e shumta të drinit
Ah, harrova, fantazma çfaqet natën
Kur ska hënë, në errësirë.
Unë dal shpesh për të kapur
Yllin e shkëputur të natës
Për ta vënë atë në vëndin
E fshehtë të yjeve të humbura…
Ibrahim Abedini (Poeti Strugan)
