Ali Ahmeti nga Tetova: Përmbyllim një fushatë europiane, të Dielën festojmë fitoren

Bashkimi Demokratik për Integrim sonte ka mbajtur tubim zgjedhor për rrethin e dyte të zgjedhjeve lokale në qytetin e Tetovës.

Sheshi i Tetovës sonte ishte i mbushur me qytetarë të cilët përkrahin kandidaten e BDI-së Teuta Arifin si dhe programin zgjedhor.

Para qytetarëve fjalim rasti mbajti kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti, kandidatja për kryetare të komunës znj. Teuta Arifi si dhe shefi i shtabit komunal z. Faton Ahmeti.

Duke dhënë mbështetje për Teuta Arifin, kryetari i BDI-së Ahmeti ka theksuar se këtë Agjendë të cilën e ka hapur BDI-ja në Tetovë mund ta realizojë vetëm Teuta.

“Jam shumë i sigurtë nga të gjitha analizat dhe studimet që janë bërë ju keni bërë një kampanjë europiane, ju fitoren e keni të sigurtë sepse është fitore me djersë dhe mbi të gjitha është me Agjendë dhe frymë. ë tjerët kanë bë fushatë partiake kurse ne kemi bërë fushatë me frymë dhe njerëzit për këtë janë mbledhur për këtë festë që do kemi të dielën në mbrëmje. I kam përcjellë dhe oponentët që të shoh a mund të na zëvendësojë dikush, e me keqardhje e them se vërtetë pa ofertë, të thatë e tepër teori, kështu që kjo dëshmoi që ne rrethin e parë e mbyllëm edhe më me sukses se sa një vit më parë, gati me mbi 120 mijë votues. Hapim kapitull të ri me rastin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit pas përmbylljes së pjesës normative vazhdojmë me atë për jetë dhe vende pune dhe këtë për Tetovën kush mund ta bëj më mirë se Teuta”, ka theksuar kështu kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.