
Sot në 77 vjetorin e 84 te rënëve të Masakres se Ladorishtit legjendar LAVDI deshmoreve te rënë per vatan e Bashkim Kombetar.
Masakra e Ladorishtit – 28 tetor 1944…
Historia e Ladorishtit nuk dallon shumë nga historia e trojeve të tjera shqiptare. Atë që ka përjetuar populli shqiptar gjithandej, Ladorishti e ka vuajtur në lëkurën e tij në të gjitha periudhat kohore. Është investuar shumë për lirinë e trojeve tona prandaj jemi të ndieshëm e të prekshëm nga fyerjet e njerëzve të pavlefshëm.
E përkujtojmë këtë ngjarje historike për të nderuar të rënët, viktimat dhe martirët e fshatit, për t’i bërë ata të pavdekshëm në kujtesën tonë e për t’i treguar botës mbarë se kemi ndjesi të veçantë për këtë ngjarje makabre që i ka ndodhur vendbanimit tonë.
Lavdi të rënëve të Ladorishtit!
Këshilli i Xhamisë-Ladorisht
