Imri Demisa – MAMI, TI E DI…

MAMI,

TI E DI …

Mami, ti e di,
përse kam dy sy.
Njërin sy për babin,
njërin sy për ty.

Kur gëzohesh ti,
mbushem me gëzim.
Se ti je e lumtur
me babin tim.

Po ti kur mëzitesh,
mërzitem dhe unë.
Mos ma largo babin,
se e dua shumë.

Kur babi bërtet,
mua s´më merr gjumi.
Dhe lutem që grindjet,
t´i rrëmbejë lumi.

Nuk mund t´i kuptoj,
gjithë ndjenjat e tua.
Gjithësesi të lutem,
të mendosh për mua.

Të mendosh për mua,
dhe për shpirtin tim.
Shpirti nuk do grindje,
po do veç dëfrim.

Mami, po të lutem,
ja për atë Zot.
Mos u lëndo lehtë,
e mos qaj me lot.

Se kur bërtet babi,
e ka ndonjë hall.
Afrohu, dëgjoje,
edhe mos u tall.

Se në ato çaste
njihet dashuria …

Sa mirë m´i lexove,
mendimet e mia.

Mami, ti e di,
përse kam dy sy.
Njërin sy për babin,
njërin sy për ty❤️

[idemisai]