
Mbrëmë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka qenë i ftuar në TV KLAN në emisionin “Klan Debat” për të folur rreth zgjedhjeve lokale dhe humbjes së opozitës në kampin shqiptar.
Gashi nuk ka nguruar të flet edhe për partnerin e koalicionit VMRO-në ku është shprehur se ata janë e keqja e shqiptarëve. “VMRO DPMNE është e keqja e shqiptarëve dhe qytetarët kanë të drejtë kur mendojnë kështu dhe u është ngulitur në kokat e tyre.
Njerëzit e rëndomtë shumë rëndë bëhen update. VMRO-ja është e keqja e shqiptarëve dhe njerëzit kanë animozitet”, është shprehur Gashi.
Rikujtojmë se më parë Gashi dhe partneri i koalicionit Sela thonin se nuk ulen në një tavolinë me VMRO-në për shkak nacionalizmit dhe anti-shqiptarizmit që ata e shfaqin.
Sot Arben Taravari bën të kundërtën duke u ulur me VMRO-në dhe duke bashkëpunuar pikërisht me ata të cilët janë e keqja e shqiptarëve.
