🎶STRUGA – QYTETI I KULTURËS DHE ARTIT
Një arritje tjetër për qytetin e Strugës, Qytetit tonë të bukur, qytetit tonë të lashtë, ishte fakti se i’a rikthyem ritmin e munguar kulturor.
Kthyem shpresën tek artdashësit, te të rinjtë. Kishim Verën Kulturore dhe Artistike në Strugë të emërtuar STRUGA FEST.
Mjaftoi një kafe dhe një ide. Qytetit do i’u shtua një manifestim kulturor, një Festival.
Gjithmon e kemi ditur se në qytetin tonë të bukur ka shumë njerëz të mirë që e përkrahin kulturën e mirëfilltë. Andaj për këtë arsye u bashkuam rreth ideve për zhvillimin dhe përparimin e kulturës, për t’u dukur si një komunitet bashkëkohor, një shoqëri me kulturë, një qytet me imazh artistik.
Struga, që nga antikiteti e deri më sot, ka qenë, është dhe do të jetë një perlë e kulturës arbërore.
Ia kthyem shkëlqimin kulturor këtij qyteti muze!
Duke i evidentuar bukuritë e vendlindjes, trashëgiminë kulturore, gjurmët arkeologjike!
Ia kishim borxh qytetit, sidomos të rinjëve.
Andaj për një periudhë të shkurtër ftuam plot artistë nga vende të ndryshme, shqiptar dhe të huaj, të cilët lanë një gjurmë në qytetin tonë, një gjurmë e cila do vazhdoj vit pas viti gjatë sezonit veror, atëherë kur të gjithë i kemi këtu në vendlindje, atëherë kur turistët i japin nurin dhe bukurinë e duhur qytetit tonë.
Performuan:
- Inva Mula dhe Orkestri Filharmonik i Shqipërisë
-Elina Duni dhe Rob Loft - Gent Rushi
-Ajs Quartet - Lindon Berisha
U organizuan dhe u shfaqën:
- Festivali Tradicional i Këngëve dhe Valleve Popullore – Këngë Jeho
- Simpziumi 6-të artistik i mbështetur nga Komuna e Strugës
-Ekspoze Fotografishë nga Enkel Dika - Filmi KTHIMI nga Kastriot Abdyli
Ky ishte një fillim i mbarë dhe me këtë u dëshmua se jemi të etur për më shumë, andaj ne si Komuna e Strugës zotohemi para jush se vitin e ardhshëm do të organizojmë një Verë Kulturore Strugane, një edicion të ri të STRUGA FEST me shumë artist dhe aktivitete kulturore që do e zbukurojë verën e gjithsecilit.
💚ZGJIDH JETË, VOTO BLERTË (3)💚