Veterani i Marinës amerikane, James Kelcer, u gjend në qendër të vëmendjes këtë javë për një akt heroik që kreu në një pikë karburanti në Arizona.
Teksa ishte duke bërë pazar, në dyqan hynë tre grabitës, njëri prej të cilëve kishte armë.
“U ktheva me qëllimin për të dalë jashtë. Në atë moment dëgjova derën e dyqanit të hapej në mënyrë agresive. Në atë moment ‘shqisat e merimangës’ filluan ta thumbojnë pak”, thotë James, i cili mësoi si marins që të jetë gjithmonë jashtëzakonisht i gatshëm, si fizikisht ashtu edhe mendërisht.
Grabitësi i parë që hyri në dyqan kishte një armë.
“Kur pashë që dy djemtë e tjerë që hynë pas tij, nuk kishin armë, vendosa të sulmoja”, thotë James, i cili kapi armën me një lëvizje dhe goditi hajdutin pa hezitim. Ai u “ndihmua” nga dy pije energjike dhe ushqime që kishte blerë më pare, të cilat i përdori dhe për të goditur hajdutët.
Have you seen the new Marine Corps Recruiting Video?
— Joe Padula (@JoePadula) October 22, 2021
Watch as Marine Veteran James Kelcer stop an attempted robbery by a gunman at an Arizona convenience store in Yuma.
The armed suspect was arrested and charged with armed robbery and aggravated assault. pic.twitter.com/EV2mnEOqEl