Sot më 13.10.2021 myftiu i Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani i shoqëruar nga bashkëpuntorët e tij, në zyrat e myftinisë mirëpriti Konsullin e Përgjithshëm të Repubikës së Kosovës në Strugë, Z. Agim Krasniqin me bashkëpuntorin e tij, Z. Faruk Bytyqi. Në këtë takim, myftiu njoftoi Konsullin e Përgjithshëm me organizimin e jetës fetare në qytetin e Strugës, por edhe me historikun e xhamive. Theks të veçantë iu kushtua eksodit të vëllezërve tonë nga Kosova, të cilët gjatë luftës së Kosovës u detyruan të lënë shtëpitë e tyre dhe erdhën tek vëllezërit e tyre në RMV dhe në Strugë në veçanti. Përkujtuam kontributin e Bashkësisë Fetare Islame e cila hapi xhamitë për këtë rast dhe ndihmoi në sistemimin dhe akomodimin e të gjitha familjeve që kishin lëshuar Kosovën. Nga ana e tij, Konsulli i Përgjithshëm, falënderoi myftininë e Strugës për mikëpritjen dhe për gjithë angazhimin e saj në organizimin e jetës fetare dhe mbjelljen e frymës së paqes dhe tolerancës. U dakurduan që në të ardhmen të organizohen takime të përbashkëta për sfidat e popullit tonë.