
Në ëndërr rrugicat ku u rrita i pash
an’emban Atdheut furishëm i rash.
Atje në Veleshtë ëndrra më çoi
Nëna n’prag të derës fort më përqafoi.
Eh moj Nën sa m’paska marrë malli
hallet e mia si mban as Mali.
U rrita moj Nën rrugëve të mërgimit
gjumi ç’do ditë më del para agimit,
kur më kujtohen trojet e mija
qaj me lot porsi fëmija.
Por të betohem o Nëna ime
unë së shpejti do të kthehem
para teje gjithmon i vogël mbetem. Më vrave Atdhe më vrave
valixhet nga dora kurrë s’mi ndave
por unë përsëri shumë të dua
edhe pse ti më vrave mua.
Përparim Istrefi
