Pak ditë përpara mbylljes së procesit, Enti Shtetëror i Statikës nuk e përjashton mundësinë që të kërkohet afat shtesë për vazhdimin e regjistrimit në terren. Sipas këtij institucioni, regjistrimi po vazhdon pa probleme dhe nëse përfundon në kohë ashtu siç është parashikuar, do të konsiderohet i suksesshëm. Në të kundërtën Enti do të kërkojë më shumë ditë deri në përmbyllje.
“Si do të rrjedhe puna në terren tani gjithçka varet nga puna e regjistruesve dhe nga sjellja e qytetarëve. Në qoftë se mbarojnë me kohë atëherë mund të themi se procesi është i përmbyllur me sukses e nëse jo atëherë jemi këtu për të kërkuar nga instancat përkatëse vazhdim të afatit të regjistrimit për aq ditë sa do të ketë nevojë. Ju e dini se plotë pesë ditë pothuajse nuk kemi funksionuar shkaku i sulmeve kibernetike dhe kjo na bëri që të jemi nën presion të kohës. Nëse do duhet, do të kërkojmë që këto ditë të kompensohen” -njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Nga Enti thonë se sulmet kibernetike vazhdojnë, por sistemi dhe aplikacionet për regjistrim janë të mbrojtura mirë dhe funksionojnë pa asnjë pengesë. Deri të dielën në mbrëmje janë regjistruar gjithsej 1 milion e 620 mije banorë, ndërsa deri mesditën e së henës rreth 30 mijë. Vazhdon edhe regjistrimi online i diasporës i cili në ditët e fundit ka pasur intensitet dukshëm më të madh. Vetëm një ditë më parë janë bërë mbi 1.700 regjistrime. Për momentin në diasporë janë regjistruar rreth 198.600 persona. Regjistrimi i popullsisë rezidente, amvisërisë dhe banesave si dhe i diasporës duhet të përfundojë më 30 shtator.